Ofrohet për qira një apartament shumë komod dhe funksional, i pozicionuar në fillim të rrugës Mehmed Brocaj, në katin e parë të një vile private (kati 0 i dedikuar për dyqane dhe zyra).
Apartamenti ka tipologji 1+1 dhe organizohet në mënyrë praktike, duke ofruar një ambient të ngrohtë dhe të rehatshëm për banim. Një nga pikat më të forta të kësaj prone është veranda e madhe prej 45 m², ideale për relaks, punë në ajër të pastër apo për të shijuar momente qetësie gjatë ditës.
Siperfaqja e brendshme është 60 m², e mobiluar plotësisht me të gjitha kushtet e nevojshme për një jetesë komode. Prona është e përshtatshme si për banim afatgjatë, ashtu edhe për persona që kërkojnë ta shfrytëzojnë për Airbnb, falë pozicionit dhe hapësirave që ofron.
Çmimi: 60,000 lekë/muaj
Kusht: Parapagim 3 qira
Një mundësi shumë e mirë për këdo që kërkon rehati, hapësirë dhe fleksibilitet në përdorim!