Shitet apartament 2+1 në Gjirin e Lalzit, në një nga zonat më të kërkuara bregdetare. Apartamenti ndodhet në vijën e parë të detit, duke ofruar pamje të mrekullueshme dhe akses të menjëhershëm në plazh.
Prona ka një sipërfaqe totale prej 87 m², nga të cilat 74.5 m² janë sipërfaqe neto dhe 12.6 m² sipërfaqe e përbashkët. Organizimi përfshin një sallon të bollshëm me kuzhinë, dy dhoma gjumi komode dhe një tualet.
Apartamenti është në fazën përfundimtare të ndërtimit dhe do të jetë gati për banim në muajin Qershor, duke e bërë një mundësi ideale si për pushime ashtu edhe për investim.
Çmimi: 182,700 Euro.