Apartament 2+1+2 për shitje në Green City, Tiranë
Ofrohet për shitje një apartament modern 2+1+2, plotësisht i mobiluar dhe i pajisur, i pozicionuar në katin e tretë të një pallati të mirëadministruar me ashensor.
Me një sipërfaqe prej 110 m², apartamenti organizohet në mënyrë funksionale dhe komode:
Sallon i bollshëm ndenjeje i kombinuar me ambient ngrënieje.
Kuzhinë e kompletuar me të gjitha pajisjet dhe paketë të plotë enësh (pjata, takëme, tiganë, etj.)
Dy dhoma gjumi të arreduara, të pajisura me batanije dhe çarçafë
Dy banjo, ku njëra është private (brenda në njërën nga dhomat e gjumit)
Apartamenti disponon sistem ftohje/ngrohje, lavatriçe dhe lavastovilje. Furnizimi me ujë dhe energji elektrike është 24 orë pa ndërprerje.
Kompleksi ofron një ambient të qetë dhe të sigurt, me hapësira të gjelbëruara dhe facilitete të shumta si:
Pishinë brenda kompleksit
Kënde lojërash për fëmijë
Zona parkimi dhe garazhe private
Furra buke, supermarkete, bare-kafe dhe farmaci brenda kompleksit
Një zgjedhje ideale për banim familjar ose investim.
Çmimi: 250,000 €